Pas shkarkimit, “Dardanët” kanë një mesazh për Challandesin: Lamtumirat nuk janë asnjëherë momente të gëzueshme

0

Trajneri Bernard Challandes zyrtarisht u shkarkua nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Shkaku i rezultateve negative, tekniku zviceran sot i dha fund aventurës si trajner i Kosovës. Në konferencë për shtyp, Challandes kishte një mesazh shumë të mirë për “Dardanët” duke thënë se sa është trajner nuk ka ndjerë asnjëherë mbështetje të tillë.

Ndërkohë, tani edhe tifozët e Kosovës kanë reaguar në rrjetin social Facebook duke e falënderuar për të gjitha.

Postimi i plotë:

Lamtumirat nuk janë asnjëherë momente të gëzueshme, sa janë çast i mirë për reflektim. Ne, tifozët e Kosovës, Bernard Challandes’in dëshirojmë ta falënderojmë për kontributin që dha te Kosova, me aq sa mundi të na ndihmojë. Çdo cikël e ka fundin e tij. I Challandes preku fundin, mirëpo ne do ta respektojmë për momentet e delirit që përjetuam nën drejtimin e tij në disa faza të caktuara.
Nga trajneri i ri dhe zyrtarët që do të punojnë me të, presim rezultate konform pritshmërive objektive, qasje serioze dhe profesionale, si dhe zell të punës.
Suksese pasardhësit, ndërsa trajnerit Challandes – faleminderit dhe shëndet”, shkroi klubi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu