Vendi është futur prej kësaj të hëne në një valë temperaturash të larta me origjinë nga Afrika dhe që po godasin kontinentin europian. Kjo valë pritet të zgjasë të paktën deri të enjten.
E premtja pritet të sjellë një rënie të temperaturave dhe madje nuk do të mungojnë as reshjet e shiut.
“Nga e hëna deri të premten do të kemi mot të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Vranësirat do të jenë të pranishme pothuajse çdo ditë në pjesën e dytë të ditës”, tha meteorologia Lajda Porja.
Më të shumta reshjet do të jenë në zonat malore. Sinoptikanët thonë se për pjesën tjetër të Gushtit nuk parashikohet që temperaturat të ngjiten me shumë se 32 gradë Celsius dhe se klima do të jetë e favorshme për turistët e shumtë vendas e të huaj që kanë zgjedhur këto ditë për të kaluar pushimet në Shqipëri.