Është aktivizuar sërish zjarri në pyllin e Gjorgosit në Fier. Vetëm tre ditë më parë kjo zonë kodrinore e mbjellë me pisha mori flakë duke krijuar vatra të shumta zjarri. Pas disa orësh flakët u fikën dhe si pasojë e tyre qindra rrënjë pisha ishin djegur.
Ndërkohë sot është njoftuar përsëri reparti zjarrfikës i Fierit dhe forca të këtij të fundit janë nisur në vendin e ngjarjes. Në ndihmë të tyre kanë shkuar edhe zjarrfikës të repartit të Patosit.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.