Pas triumfit, talebanët “shfarosin” nga televizionet gratë afgane

0

Kanalet kryesore televizive të Afganistanit janë ende duke transmetuar, por me disa ndryshime të dukshme, përfshirë zhdukjen e të gjitha prezantuesve femra nga ekrani.

Ka pasur një rritje të madhe të komenteve në favor të talebanëve në kanale të tilla si TV Kombëtar i Afganistanit dhe televizionet private Tolo News, Ariana, Shamshad dhe 1TV.

Më pak kritika ndaj talebanëve janë parë deri tani në cilindo prej tyre. Të gjithë janë përmbajtur nga transmetimi i ndonjë muzike apo telenovelave.

Tolo News dhe 1TV kryesisht kanë përsëritur programet e transmetuara dje, ndoshta edhe për shkak të vështirësive me punën e tyre.

Saad Mohseni, pronar i Grupit Moby – i cili përfshin Tolo TV dhe Tolo News TV – shkroi në Twitter: “Mund t’ju siguroj se njerëzit tanë janë mirë dhe se ne kemi vazhduar me transmetimin tonë të pandërprerë gjatë gjithë këtij “tranzicioni”.

Moby Group është prodhuesi mediatik më i madh i Afganistanit i programeve argëtuese dhe të lajmeve.
Televizioni shtetëror, i cili u mor nga talebanët në mbrëmjen e 15 gushtit, ka transmetuar kryesisht programe fetare.

Shamshad TV, në pronësi të një ish-ndihmësi presidencial, ka transmetuar programe me përmbajtje pro-talebanëve. Në një program, korrespondenti i kanalit tregoi banorët e Kabulit duke lavdëruar grupin për sjelljen e sigurisë dhe unitetit në vend.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu