Zjarr tek monumenti i kulturës “Sarajet” në Tiranë

0

Një vatër zjarri është regjistruar gjatë orëve të para pas mesnatës së të martës në Tiranë, ku flakët kanë përfshirë një ndërtesë te “Sarajet”, i cili është dhe monument culture në kryeqytet.

Sipas informacioneve në dispozicion, zjarri u shua një herë nga zjarrfikësja por, pas largimit të saj, zjarri u aktivizua përsëri ndërkohë që vetëm qytetarë dhe shërbime të policisë ndodheshin në vendngjarjë.

Fatmirësisht, forcat zjarrfikëse u rikthyen pasi u lajmëruan për të dytën herë që flakët ishin aktive dhe bënë të mundur shuarjen e tyre.

Shkaqet që çuan në rënien e zjarrit te monumenti i kulturës “Sarajet” nuk dihen ende, por pritet që të zbardhen në vazhdim nga grupi hetimor i policisë.

Ndërkohë, “Sarajet” janë një vend shumë i lakmuar për ndërtime në kryeqytet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu