Pas video-s së fshirë nga YouTube, Teas i mbyllet dhe Instagrami

0

Kanë kaluar disa ditë që nga momenti kur u bën publike disa foto të Beartit dhe Teas që shiheshin duke u puthur. Kjo u pasua me reagimin e tyre që e pranuan lidhjen dhe treguan për historinë e tyre. Por duket se ky lajm ndikoi shumë te fansat e Teas në Instagram të cilët filluan të largoheshin një nga një, duke mos e ndjekur më. Në vetëm pak ditë Tea humbi rreth 40 mijë ndjekës në rrjete sociale, diçka që i kushton jo pak famës së madhe që ajo mori në 5 muaj në program.

Ndërkohë që mbrëmjen e sotme Tea ka zbuluar se faqja e saj e Instagramit është mbyllur. Në një faqe të dytë që ajo mban ajo ka publikuar një mesazh për videon që publikoi në Youtube për të treguar të vërtetën e lidhjes së saj me Beartin. Pasi videoja është bllokuar dhe fshirë, e njëjta gjë ka ndodhur edhe me “Instagram”-in e Teas. Tea ka shkruar se pas videos në YouTube tani i është mbyllur dhe Instagrami. Siç duket ajo nuk po e kupton se çfarë po ndodh me llogaritë e saj dhe pse duhej t’i mbyllej faqja në Instagram.

Në fillim video në Youtube, tani Instagrami! Çfarë tjetër?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu