Pas Vuçiç reagon edhe “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë

0

Pas presidentit serb, Aleksandër Vuçiç lidhur me rastin e Deçanit dhe raportimeve për dy serbët që janë parë atje, ka reaguar edhe e ashtuquajtura “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë.

Zyra që drejton Petkoviç ka thënë se raportimet e tilla janë të pavërteta dhe se s’ka asnjë provë që implikon dy serbët me rastin e  helmimit të ujit.

Ndër të tjera në reagimin e tij, ai ka thënë se pikërisht lajme të tilla kanë qenë ato të cilat kanë shkaktuar dhunën dhe trazirat e marsit 2004.

Përmes një njoftimi për mediat nga e ashtuquajtura “zyrë për Kosovën” po ashtu kanë thënë se u kanë dërguar letër sot misioneve ndërkombëtare që janë në Kosovë me një kërkesë të qartë që të ndalet kampanja e papërgjegjshme e lajmeve të rreme.

“ Si rezultat i lajmeve të tilla të rreme mund të ketë pasoja të gjera për situatën edhe ashtu të brishtë në Kosovë”, thuhet në reagim.

Lidhur me hipotezën e ngritur për dy serbët e parë para disa ditësh në Deçan ka folur sot edhe kreu i shtetit serb, Aleksander Vuçiç. Ai ka thënë se janë duke i analizuar disa pamje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu