Pasi dha dorëheqjen/ Luan Rama reagon për 17-vjetorin e themelimit të LSI-së

0

Pasi u largua nga Lëvizja Socialiste për Integrim, ditën e sotme ka reaguar Luan Rama me një mesazh duke përkujtuar 17-vjetorin e themelimit të kësaj partie.

Gjatë një reagimi në rrjetet sociale, Rama nënvizon se ka arkudh koha që LSI të ringrihet me besim dhe shpresë.

Luan Rama ndër të tjera vijon shkrimin duke i dedikuar edhe disa fjalë të rinjve pasi sipas tij “LSI duhet të bëhet kauza e tyre”.

Reagimi i plotë i Luan Ramës:
17 vjet prej themelimit të LSI-së:
KOHA PËR T’U RINGRITUR
Vitet ikin në rendin e tyre, kohët ndryshojnë e bashkë me kohët, ndryshojnë edhe brezat.
Të rinjtë rriten e më të rriturit duhet të kuptojnë se të tjerë të rinj duhet të vijnë.
LSI lindi si shpresë,
lindi si besim,
lindi si ndryshim.
Lindi për të qenë lëvizje.
Është koha për t’u ringritur,
Nuk është kohë për të pritur!
Është koha për t’u ringritur me besim dhe shpresë, me forcë, me guxim dhe mençuri.
LSI duhet të bëhet kauzë e të rinjve, të bëhet shtëpia e tyre. Ashtu siç thotë Migjeni, me vrull të ri, “dhe ndërgjegjet tona t’i ndezi në dashni për një ide të re”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu