Pasioni për dije nuk njeh moshë, inxhinieri u ul sërish në bankat e shkollës në moshën 60-vjeçare

0

Inxhinieri Destan Dangëllia i ftuar në studion e “Jeto me Orën” në RTV Ora ka rrëfyer historinë e veçantë të jetës së tij, ku në moshën 60 vjeçare iu rikthye studimeve në Universitetin Bujqësor të Kamzës.

Zoti Destani rrëfeu se provimet i ka dhënë në moshën 70 vjeçare.

Dangëllia: “Në moshë të hershme kam pasur pasion matematikën dhe fizikën. Mbarova gjimnazin me nota shumë të mira, pir nuk mu dha e drejtë studimi për arsye politike. U detyrova të pres, u martova dhe pas mbarimit të gjimnazit dhe u angazhova dhe një herë me studime. Për moshën që kisha marrëdhëniet me studentët e tjerë nuk ishin njësoj si ato të adoleshentëve, kuptohet.

Unë shkova me vonesë aty dhe shkolla kishte filluar. E vazhdova shkollën, i dhashë provimet dhe mbarova në 2008. Nuk e mbrojta diplomën në 2008, kaluan gati 7 vite dhe u paraqita dhe një herë dhe u detyrova të jap edhe 10 provime të tjera kur isha rreth 70 vjeç.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu