Pastronin paratë e drogës përmes aktiviteteve tregtare/ Goditet organizata kriminale shqiptare në Itali, arrestohen 20 persona

0

Policia italiane ka goditur një organizatë kriminale që drejtohej nga shqiptarë.

Sipas medias italiane organizata ishte e përfshirë në aktivitete të ndryshme tregtare, në bare, dyqane frutash, lotari dhe salla bastesh.

Të gjithë anëtarët e kësaj organizate janë shqiptarë të vendosur kryesisht në zonën e Vastesë.

Organizata kriminale kontrollonte shërbimet e sigurisë së klubeve të natës në bregun jugor në Abruzzo dhe në Molise.

Ndërkohë nga policia janë zbatuar 20 masa të gjykatës , ku 18 persona u lanë në burg dhe 2 persona në arrest shtëpie.

Ndërkaq hetimet nga autoritetet italiane ndaj kësaj organizate kriminale kanë nisur që në vitin 2019. Operacioni ‘Evelin’ në koordinim me ‘Dda de L’Aquila në vitin 2018 kishin arritur që ndaj 20 personave të ekzekutohej urdhër paraburgimi. Vijimësia e këtij hetimi çoi në finalizimin e operacionit të sotëm.

U zbulua gjithashtu se rrugët e preferuara për furnizimin me drogë, ishin Kalabria, Emilia Romanga , Puglia dhe Abruzzo, dhe më pas droga shpërndahej në nivel lokal.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu