Edhe pse Rusia dhe të gjitha klubet e saj, u përjashtua nga garat ndërkombëtare pas pushtimit të Ukrainës, puna me ekipin kombëtar të futbollit nuk ndalet.
Trajneri Valery Karpin në fakt, dje thirri edhe tre lojtarë të rinj në vend të disa lojtarëve të detyruar të largoheshin nga grumbullimi për shkak të problemeve fizike.
Ai ka thirrur portierin e Rostovit, Sergei Pesyakov, mesfushorin e Rubinit, Konstantin Kuchaev dhe sulmuesin e Dynamos, Konstantin Tyukavin, ndërsa janë rikthyer në kombëtaren ruse Alexander Erokhin nga Zenit, Fedor Smolov dhe Arsen Zakharyan nga Dinamo dhe Anton Zabolotny nga CSKA.
Kujtojmë se të enjten e 24 marsit, Rusia duhet të ndeshej në stadiumin Arena të Moskës me Poloninë në një ndeshje ‘play-off’-i për finalet e botërorit “Katar 2022”, por pas agresionit ndaj Ukrainës FIFA e përjashtoi atë. Gjithsesi, kjo është lista e lojtarëve të grumbulluar:
Portierë: Matvey Safonov (Krasnodar Krasnodar), Anton Shunin (Dynamo Moskë), Alexander Selikhov (Spartak Moskë), Sergej Pesyakov (Rostov)
Mbrojtës: Georgy Jikia (Spartak Moskë), Kirill Zaika, Sergey Terekhov (Soçi), Maxim Osipenko (Rostov), Danil Krugovoy, Alexei Sutormin, Dmitry Chistyakov (Zenit Shën Petersburg), Ilya Samoshnikov (Rubin Kazan), Igor Diveev (CSKA Moskë)).
Mesfushorë: Dmitry Barinov, Rifat Zhemaletdinov (Lokomotiv Moskë), Vladislav Sarveli, Anton Zinkovsky (Krylya Sovetov Samara), Daniil Fomin (Dynamo Moskë), Alexei Ionov (Krasnodar Krasnodar), Daler Kuzyaev, Andrey Mostovoy (Zen Peteraks) , Danil Glebov (Rostov), Konstantin Kuchaev (Rubin Kazan).
Sulmues: Konstantin Tyukavin (Dynamo Moskë), Ivan Sergeev (Zenith St. Petersburg).