PD denoncoi Presidentin punon edhe si mjek, Balla i del në krah Begajt: Nuk ka kryer asnjë shkelje dhe nuk do shkarkohet

0

Taulant Balla ka reaguar pas denoncimit të PD, se Presidenti i Republikës Bajram Begaj, përveç postin që ushtron, paguhet edhe si mjek në një klinikë private mjekësore. Balla deklaroi se Begaj nuk ka shkelur ligjin duke shtuar se Presidenti nuk do shkarkohet.

TIRANA- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas denoncimit të PD, se Presidenti i Republikës Bajram Begaj, përveç postin që ushtron, paguhet edhe si mjek në një klinikë private mjekësore. Balla deklaroi se Begaj nuk ka shkelur ligjin duke shtuar se Presidenti nuk do shkarkohet.

“Presidenti i Repulikës nuk ka kryer asnjë shkelje dhe nuk do shkarkohet. Në vlerësimin tim Presidenti i Republikës nuk ka shkelur ligjin.” tha Balla.