PD denoncon: Arsimtarët e Belshit pa rroga!

0

Partia Demokratike denoncon se arsimtarët në Belsh janë pa rroga! Me anë të një postimi në Facebook, deputetja e Qarkut të Elbasanit, Zheni Gjergji shkruan se buxheti i arsimit i prezantuar një ditë më parë nga qeveria është një propagandë e kryeministrit.

Ajo thotë se arsimtarët ende nuk janë likujduar për transportin e për 4 muajt e kaluar.

Sipas saj, pavarësisht se zyra arsimore kishte deklaruar se do të bëhej pagesa, kjo jo vetëm që nuk ka ndodhur, por qeveria urdhëron që mësuesit të mbahen në qetësi e të mos flasin.

Postimi i plotë:

Ironia vazhdon ende!

Kryeministri propagandon buxhetin për vitin 2022 me shifra marramëndëse por ndërkohë faktet flasin/

Sot, në datë 14.11.2021, arsimtarët e ZVAP Belsh vazhdojnë të palikujduar për transportin e muajve Maj, Qershor, Shtator e Tetor.

Kjo është deklarata e bërë më datë 07.10.2021 nga drejtori i ZVA Belsh, ku premton që mësuesit do të marrin paratë e transportit brenda këtij muaj. https://youtu.be/GXdJsZL1lYU

Pagesa ende nuk është bërë e qeveria urdhëron që mësuesit të mbahen në qetësi e të mos flasin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu