PD depoziton në KQZ dokumentin për regjistrimin në zgjedhjet e 14-Majit

0

TIRANË- Përfaqësuesit ligjorë të Partisë Demokratike, Ledio Nuraj dhe Franc Nuri kanë deklaruara para mediave se kanë depozituar dokumentacionin e nevojshëm për regjistrimin e PD-së në zgjedhje. Në një deklaratë pas daljes nga KQZ, të dy u pyetën nëse kanë dorëzuar dhe dokumentet e marra nga Gjykata dhe e pohuan një gjë të tillë.

Pjesë nga prononcimi:

Ledio Nuraj dhe Franc Nuri: Në cilësinë e përfaqësuesve ligjorë të PD-së sapo depozituam dokumentin për regjistrimin e PD-së në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023. Kërkesa është firmosur nga kryetari i PD-së, Sali Berisha, i përputhshëm me të gjitha praktikat. Bashkngjitur kësaj kërkese kemi paraqitur dhe dokumentin sipas ligjit që kërkohet. Në respektim dhe të afatit.

Pyetje: E dorëzuar dhe dokumentin e marrë nga gjyqi?

Ledio Nuraj dhe Franc Nuri: Të gjitha dokumentacionet e nevojshme sipas kodit zgjedhor

DEKLARATA E KËSHILLIT KOMBËTAR TË PD:

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, në mbledhjen e tij të datës 5 mars 2023, analizoi gjerësisht gjëndjen politike në vend në tërësi, dhe veçanërisht vazhdimin e skenarit armiqësor ndaj Partisë Demokratike nga Edi Rama dhe shteti i tij monist. Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike deklaron se:

1. Partia Demokratike është vetëm një! Ajo është parti e anëtarëve të saj! Ajo është parti e njerëzve të lirë dhe asgjë nuk na ndal ne në misionin tonë për të shpëtuar Shqipërinë!

2. Vendimi gjyqësor i Edi Ramës për të përjashtuar Partinë Demokratike nga zgjedhjet konfirmon tmerrin e tij nga opozita e vërtetë dhe planin e tij për të zhbërë opozitën, konsolidimin e monizmit të bazuar në vjedhjen, drogën, krimin. Ky plan ka dështuar dhe sot Partia Demokratike është më e fortë se kurrë!

3. Partia Demokratike dënon gjithashtu Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn, pengje të Edi Ramës, që ishin instrumenta të tij, në vendimin e tij antikushtetues. Partia Demokratike në betejën e saj me monizmin, është sot forcë politike më e fuqishme, më e përgatitur se kurrë për të hyrë në zgjedhje dhe për t`i fituar ato. Ne jemi të bindur se në këtë mënyrë, ne përfaqësojmë aspiratat dhe ëndrrat e shqiptarëve që duan ta shohin Shqipërinë si e gjithë Evropa!

4. Ne u bëjmë thirrje të gjithë demokratëve të mbështesin kandidatët e Partisë Demokratike të cilët janë votuar nga anëtarësia, në procesin më transparent dhe më fisnik, më të civilizuar që ka njohur Shqipëria. Kështu u shërbejmë interesave të Shqipërisë dhe shqiptarëve!

5. I bëjmë thirrje shqiptarëve të mbështesin kandidatët e Partisë Demokratike si e vetmja mundësi për të ndryshuar Shqipërinë!

6. Partia Demokratike fton demokratet dhe demokratët, mbështetësit tanë të vazhdojmë revolucionin tonë paqësor demokratik gjer në shpëtimin e Shqipërisë nga monizmi i Edi Ramës!

PD ka vendosur të futet në zgjedhjet lokale me koalicion. Sali Berisha mblodhi sot Këshillin Kombëtar nga ku tha se nuk do t’i bojkotojnë zgjedhjet lokale. Në përfundim të mbledhjes, Edi Paloka u shpreh se do të futen me koalicion, por pa bërë me dije partitë përbërëse. Paloka tha se nesër do të nisin negociatat me aleatët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu