TIRANË- Forumi për Dialogun Politik ka bërë me dije se Partia Demokratike dhe partitë e vogla opozitare janë drejt një dakordësie për tu bashkuar së bashku në një front opozitar në zgjedhje. Forumi i Dialogut Politik i drejtuar nga Ermal Hasimja thekson se negociatat e fundit kanë qenë të frytshme.
Forumi mendon se një sistem i tillë zgjedhor do të garantojë një përfaqësim më të drejtë të shqiptarëve, do të mundësojë garë më të ndershme dhe deputetë më përfaqësues. Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Forumi nënvizon se, ky sistem mundëson gjithashtu një përfaqësim më të drejtë të partive të reja opozitare.
Reagimi i Forumi për Dialogun Politik në një në rrjetet sociale:
Forumi për Dialogun Politik po punon për një marrëveshje të partive të opozitës për një qëndrim të unifikuar për kodin e ri zgjedhor. Gjatë javëve të shkuara kemi biseduar me drejtuesit e partive kryesore dhe kemi arritur një marrëveshje në parim, ndërkohë që punojmë për detajet konkrete. Sistemi proporcional kombëtar me lista të hapura dhe koalicione parazgjedhore është propozuar nga vetë Forumi dhe dy parti opozitare. Partia Demokratike ka pranuar propozimin. Aktualisht po punohet për detajet konkrete.
Forumi mendon se një sistem i tillë zgjedhor do të garantojë një përfaqësim më të drejtë të shqiptarëve, do të mundësojë garë më të ndershme dhe deputetë më përfaqësues. Ky sistem mundëson gjithashtu një përfaqësim më të drejtë të partive të reja opozitare. Forumi vlerëson lart qëndrimin konstruktiv të partive opozitare. Ky është një hap i rëndësishëm pozitiv për një opozitë më të fortë e të besueshme





