PD dorëzon kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për çështjen Beketi/ Duma akuzon Ramën

0

Nënkryetarja e Partisë Demokratike Grida Duma, së bashku me deputetë të tjerë të opozitës, kanë dorëzuar sot pranë kryesisë së Kuvendit, kërkesën për ngitjen e komisionit hetimor parlamentar për çështjen Beketi.

Duma tha se përmes këtij komisioni, opozita synon që të hetojë në lidhje me veprimet dhe mosveprimet e institucionit që do ti shkaktojnë shtetit shqiptar një dëm prej 120 milionë eurosh.

Sipas Dumës përgjegjësi për këtë humbje që do të godasë rëndë financat e vendit është vetë kryeministri shqiptar Edi Rama.

“Përshëndetje të gjithëve, protokolluam kërkesën zyrtare të PD sa i takon ngritjes së komisionit hetimor të Kuvendit për çështjen Beketi. Opinioni Publik është në dijeni të dëmit prej 120 milionë euro që është i detyruar shteti ti paguajë një kompanie private.

Imagjinoni gjendjen në të cilën është sot shteti, që të paguajë 120 milionë euro, për një media që bënte opozitë kundër korrupsionit, që publikoi edhe dasmën luksoze të Veliajt. Do të hetohen të gjitha veprimet dhe mosveprimet e shtetit shqiptar në përballje me biznesmenin. Rama ka influencuar sistemin e drejtësisë në marrjen e vendimit”, tha Duma nga ambientet e jashtme të kryesisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu