“PD e futi komunizmin brenda vetes”, Marku: Studentët e viteve ’90 ishin njerëz normalë

0

Mark Marku:

Ndihem shumë I gëzuar që një ngjarje, kur unë isha student në dhjetor të ’90 morëm pjesë dhe solli ndryshimin më të madh et sistemit pa dhunë dhe mendoj që kjo duhet të jetë, ditë kombëtare. Mesazhi themelor I lëvizjes së dhjetorit, ndryshojnë gjërat për mirë dhe pa dhunë. Nëse nuk e kemi kuptuar atehrë thellohen gabimet tona historike.

Unë kam qenë student, është paradoks në vetvete, duhet ta gjykoj veten në mënyrë historike. Kam qene nje student që lexoja shumë, shkruaja poezi, isha në vit të parë, doja të kisha një të dashur, nuk kisha plan për revolucion dhe të vritesha. E bëjmë epike historine. Ihsim njerëz normale, kishim ëndrra, po gjëja kyçe që bënte ndryshimin: E para nuk kishim frikë, frika nuk vritet menjehere, nuk dolëm direct me 8 dhjetor porn ë godinat e studentëve, edhe funksionarë të regjimit për një vit gjykonin në mënyrë kritike.

Të mendosh në mënyrë kritike, në dhomat tona deri në 12 të natës mendonim, 6 veta kisha në dhomë, diskutonim.
Bënim debat, të nesërmen iknim në shkollë bashkë, rrezon kultet.

Për ne ENVER Hoxha nuk ishte idhulli I brezave të mëparshëm për të mos thënë që na dukeshin qesharakë, edhe profesorët tanë kur flisnin për realizmin socialist. Prandaj jemi këtu, tani bëjmë refleksion, dy gjëra të tmerrshme, PD e rrëzoi komunizmin por e futi brenda vetes dhe sot e kësaj dite nuk e ka luftuar.

Sot PD që është parti me të cilën jemi të lidhur, PD për mua është passion jo interes, interesi im është të jem sa më larg. Përfshirja në jetën politike është sakrificë, përvec Azem Hajdarit nuk është vrarë asnjëri prej nesh, nuk duhet të trajtohemi si heronj.

Në momentin që ti flet dhe je kundër liderit konsiderohesh armik, unë mendoj tëq largojmë frymën komuniste. Im atë dikur thoshte nisu I thjeshtë në Shkollë, nga Mirdita dhe do prisnim Hrushovin. Po pse shkuat ta shihnit u thosha njerëzve në atë kohë, tim atë e respektoja porn ë atë moment mu përgjysmua sepse shkonte bënte kilometra në këmbë për ta parë.
Unë po të vije Shekspiri në Tiranë, unë se lë afër kafes për një mik. Adhurimi është për zotin jo për individët, unë mendoj se kjo gjë ka dëmtuar të djathtën dhe shoqërinë tonë. Ne duhet të kultivojme demokraciinë të vetja, është misioni I PD duhet ta marrë se e ka humb.

Nëse PD rimerr misionin dhe nuk është asnjehere vonë as për të kërkuar falje dhe për të ngritur kaua lirie. Lerini këto budalliqet e partisë së punës që të trajtohet dikush si Zoti. Do e mbyll me nje detaj të vogël të një shkrimtari rus: Po bisedoja me një plak 100 e ca vjeç dhe e pyes cfarë mendon për drejtësine dhe përgjigjia e tij ishte se në jetë nuk e kishte gjet kurrë, por lufta për të është drejtësia vetë. Lufta për demokraci është liria vetë, po nuk e patëm këtë ne do shkojmë si fashë politike nga dështimi në dështim dhe do ta bëjmë Shqipërine me banorë që nuk mendojnë të jetojnë këtu, vend josedentar.

Për mu Basha është ai që kam njoh.
Është I mirë dhe I keq sa jemi të gijithe ne këtu, nuk është ky thelbi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu