PD e Korçës ndalon tre makina,gjenden listat e zgjedhesve të fshatit Podgorie

0

Mbrëmë rreth mesnates, struktura e mbrojtjes se votës së PD në fshatin Podgorie ndaloi tre makina të njësisë administrative Vreshtas me rreth 7 punonjes të kësaj njësie në to.

Dy prej makinave të tipit Mercedes dhe Wolksvagen të drejtuara nga Soni Laraku dhe Andi Zaqellari u larguan me forcë,ndërsa makina e trete e drejtuar nga administratori i Njesise Administrative Vreshtas Cezar Bezati dhe shoqerues Gerti Tabaku, u bllokua.

Ne terren së bashku me ta ishte edhe kryetari I PS te Podgories dhe njekohesisht zyrtar I tatimeve Korce Izmi Çoçka.

Pasi u njoftua Policia, mbrriten forcat e rendit te cilet ushtruan presion per lirimin e rruges dhe te makines se bllokuar.

Me insistimin e perfaqesuesve te PD u kerkua qe makina te kontrollohej dhe kjo u arrit ne oret e para te mengjesit te dites se sotme.

Nga një kontroll i përciptë në vend ,në makinen e administratorit u gjenden:

Lista e zgjedhesve të fshatit Podgorie

Listë e patronazhit të fshatit Podgorie me patronazhist administratorin Çezar Bezati,

Liste e shkruar me dorë me emra banoresh të ketij fshati të cilën policia refuzoi ta bëjë publike.

Pas shoqërimit të makinës së administratorit në Drejtorine e Policisë Korçë dhe pyetjes së administratorit dhe dëshmitarëve okulare , Drejtoria e Policisë vendosi të lirojë administratorin Çezar Bezati dhe shoqëruesin e tij Gerti Tabaku si dhe të ndalojë për bllokim rruge tre simpatizante të PD, Ahmet Goroveci, Endrison Dushku dhe Fatjon Dushku.

Ju bej thirrje te gjithe anëtareve dhe simpatizanteve te PD qe te vazhdojne te qendrojne dhe mbrojne me cdo mjet vullnetin e qytetareve per ndryshim nga shitblerja e votes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu