PD Elbasan ka mohuar akuzat se dyert e saj janë të mbyllura.
Lajmi u publikua në media të ndryshme pas një statusi të nxjerrë në profilin e tij në Facebook nga deputeti Luçiano Boçi i cii e ka cilësuar këtë veprim si ‘panik nga anëtarësia’ e cila e ka votën në ‘mendje e shpirt’ dhe jo vetëm në letër.
Më tej ai është shprehur se është marrëzi t’i mbyllësh derën demokratëve, sepse vullneti i tyre nuk mund të ‘kyçet’.
Por fill pas lajmit ka reaguar Kryetari i degës së PD në Elbasan Eugen Isaj. Z. Isaj ka kontaktuar me redaksinë e Infowebtv dhe ka deklaruar se zyrat janë të hapura për çdo anëtar të PD dhe se lajmi i përhapur është shpifje. “Mund të vijë e të verifikojë kushdo se selia e PD është e hapur për të gjithë dhe asnjë bravë apo çelës nuk është ndërruar. Të gjitha tjerat janë shpifje”, është shprehur kryetari Isaj.
Ndërkohë ai ka publikuar në profilin e tij në facebook shprehjen “Heshtja është përgjigja më e mirë për shpifjet”.
Por çfarë shkruan deputeti Boçi lidhur me këtë fakt? ja postimi i tij në facebook: