PD kallëzon në SPAK Belinda Ballukun: “30 mln € abuzim dhe paracaktim i fituesit për tunelin e Llogarasë”

0

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, përmes kryetarit të tij Gazment Bardhi, ka kallëzuar në SPAK zëvendëskryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës e Energjisë Belinda Balluku, e cila në bashkëpunim dyshohet se ka kryer veprat penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, të parashikuar nga nenet 258 dhe 260 të Kodit Penal.

Ky kallëzim ka lidhje me kosotot e fryra të ndërtimit të Tunelit të Llogarasë, ku dyshohet se vlera e tij u shtua më 30 milionë euro që i shkuan një kompanie turke, e cila nuk bëri asnjë punim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu