PD mban Kuvendin Kombëtar

0

TIRANË– Sot zhvillohet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike! Në orën 10:00, Sali Berisha do të mbledhë në Pallatin e Kongreseve, 1800 delegatë të sapozgjedhur nga proceset që u organizuan në bazë edhe për kryetarët e degëve. Secilit nga anëtarëve të Partisë Demokratike iu është dërguar një mesazh në telefonat personalë për të qënë të pranishëm në Kuvend.

“I nderuar Deputet i Partisë Demokratike. Nesër, ditë e shtunë, datë 30 prill 2022 zhvillon punimet e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike. Në bazë të Nenit 42 të Statutit të PD, ju jeni delegat në Kuvend. Kuvendi hap punimet në orën 10:00. Hyrja tek Pallati Kongreseve nga ana e Hotel Rogner, pjesa anësore. Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”, thuhet në mesazh

Do të ketë rreth 20 folës që do të përcjellin mesazhet e tyre, mes të cilëve të rikthyerat Hajdari e Topalli, kritiku Fatbardh Kadilli, ish themelues të PD, të rinj ndërsa do të kulmojë me fjalën e ish kryeministrit Berisha. Kuvendi do të jetë zgjedhor e statutor. Në bazë të ndryshimeve statutore që do të miratohen deputetët dhe krerët e degëve do të jetë pjesë e Këshillit Kombetar, ndërsa 1800 delegatët do të votojnë për 150 emrat e anëtarëve të tjerë të Këshillit të Ri Kombëtar. Këtyre të fundit do t’u propozohet 22 maji si datë për zgjedhjen e kreut të ri të PD.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu