PD mbledh sot Kryesinë për herë të parë pas humbjes në zgjedhjet e 11 majit

0

Partia Demokratike mbledh sot Kryesinë e saj, e para mbledhje që pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në këtë mbledhje nuk do të marrin pjesë deputetët demokratë që nuk janë rizgjedhur në zgjedhjet e fundit.

Vlen të përmendet se i pranishëm është edhe Ervin Salianji, i cili la qelinë në muajin korrik pasi vuajti dënimin me 1 vit burg për shpifje.

Mbledhja do të nisë pas pak me fjalën e kryetarit të PD, Sali Berisha, dhe më pas do të vijojë me dyer të mbyllura.