PD mbyll proceset e zgjedhjes së kandidatëve në Kukës e Tropojë. Ja surprizat

0

Mbaron procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë në PD Dega Tropojë dhe tashmë dihet edhe rezultati

Burime për Ora News nga selia blu, ish kryebashkiaku i Tropojës, Besnik Dusha eleminohet nga gara pasi ka marrë 227 vota kundër nga anëtarësia demokrate në këtë rreth.

Rënditja:

Isuf Çela me 11 vota Pro 2 Kundër
Xhem Neza 18 Pro dhe 3 Kundër
Mimoza Hajdarmataj 52 Pro 4 Kundër
4-Lush Susaj me 76 Pro 5 Kundër
Feride Rrahmani 212 vota kundër
Besnik Dushaj (ish kryetar bashkie) i fundit në renditje me 227 vota kundër
Sipas rregullave të procesit, anëtarësia e PD zgjedh kandidatët që nuk do që të jenë në Kuvend ndaj dhe kandidati që merr më shumë vota kundër eleminohet nga gara.

Procesi i votimit për konfirmimin e kandidatëve në Degën Kukës ka përfunduar dhe anëtarët konfirmuan që në fazën tjetër të kalojnë: Admir Sinamati, Arben Cejku, Ibrahim Bruka, Sahit Prizreni, Vjollca Vata.

Ky ishte qarku i parë ku PD realizoi votime për të zgjedhur kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 25 Prillit 2021. Në votim morën pjesë 949 (69,5 %) anëtarë nga 1365 që kishin të drejtë.

Pritet të dalin rezultatet dhe për Degën Tropojë ku kandiduan: Besnik Dushaj; Feride Rrahmani; Isuf Çela; Lush Susaj; Mimoza Hajdarmataj; Xhem Nezaj. Ndërsa në Degën Has kandidoi: Avenir Peka; Demush Kastrati; Elez Maci; Ismet Jaku; Zenel Kastrati.

Për votimin ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i cili shkruan në një postim në rrjetet sociale se pjesëmarrja e votuese “tregoi entuziazëm ndërsa ndryshimi po vjen”.

“Entuziasmi dhe pjesëmarrja masive, tregon se demokratët janë gati për ndryshimin që po vjen, janë gati ta shpëtojnë vendin nga kriza e thellë ku ndodhet prej qeverisjes së korruptuar dhe të papërgjegjshme të Edi Ramës. Diferenca mes nesh po bëhet çdo ditë e më e qartë.

Teksa rilindja dhe Edi Rama vendosën në fund me hile të propozojnë mbylljen e listave, pra ku elitat e saj të ndjenjura e të zhytura në përfitime e të kapura nga krimi, të mbijetojnë sërish, demokratët e hapën procesin duke përfshirë gjithë anëtarësinë që në nisje të përzgjedhjes së kandidatëve.

Ne kemi një plan për qytetarët, për t’ua dhënë pushtetin atyre. Kjo duke nisur brenda familjes sonë. PD do të përfaqësohet me më të mirët, me kredenciale të larta e që kanë besimin e publikut.

Politikë dhe qeverisje pa lidhje me krimin, me personaliete me integritet. FITORE”, shkruan Gazment Bardhi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu