TIRANA- Partia Demokratike ka zyrtarizuar kandidatët për zgjedhjet e pjesshme lokale në gjashtë bashki të vendit. Në zgjedhjet e 9 nëntorit, opozita do të përfaqësohet nga 5 kandidatë, duke përjashtuar bashkinë e Tiranës. Ndërkohë, kandidatura e bashkisë së Tiranës për Florjan Binaj është zyrtarizuar. Ndërsa përsa i përket bashkive të tjera,Gabriel Guma është kandidat i Bashkisë Tepelenë; Dionis Sota është kandidat i Bashkisë Vlorë; Eduart Brahlika është kandidat i Bashkisë Mat; Amarildo Hoxha është kandidat i Bashkisë Cërrik dhe Pavlo Shkarpa për Bashkinë e Beratit.
LISTA:
Florjan Binaj – Tiranë
Gabriel Guma – Tepelenë
Dionis Sota – Vlorë
Eduart Brahlika – Mat
Amarildo Hoxha – Cërrik
Pavlo Shkarpa – Berat





