PD ka përkujtuar 8 dhjetorin e vitit 1990, Lëvizjen Studentore që çoi në rrëzimin e regjimit komunist, duke bërë homazhe në bustin e Azem Hajdarit në Qytet Studenti. Kreu Sali Berisha tha gjatë fjalës së tij se studentët si “uragan” arritën të rrëzonin regjimin dhe t’i hapnin rrugën demokracisë.
“Nisën protesta, e revoluzion demokratik që si një uragan në tre ditë ndau epokat dhe vendosi në vendin më monist të planetit pluralizmit politik. Kombi shqiptar nderon 8 dhjetorin si datën më të rëndësishme gjer atëherë në historinë e lirisë së tij pas shpalljes së pavarësisë së vendit. Për shqiptarët e Shqipërisë 8 dhjetori është ditëlindja e lirive të tyre, më 8 dhjetor 1990 studentët liberatorë, engjët e demokracisë, të udhëhequr nga prijësi i tyre legjendar Azem Hajdari, u ngritën me guxim të jashtëzakonshëm në Tiranë për të përmbysur diktaturën komuniste. Studentët ishin misionarë të paepur, pararendës të një ndryshimi epokal, të cilët që në protestën e parë shpallën si moto të revolucionit të tyre “Liri demokraci, Shqipëria si Evropa. “, tha ai.





