PD bën thirrje KQZ-së/Mos e regjistroni Tom Doshin në zgjedhje

0

Në një deklaratë publike, PD i bën thirrje KQZ-së që të mos e regjistrojë Tom Doshin në zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas PD-së, Doshi është subjekt i ligjit të dekriminalizimit, pasi ai është një i dëbuar nga SHBA.

Deklaratë e Partisë Demokratike:

Partia Demokratike i bën thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të mos e rregjistrojë Tom Doshin në zgjedhjet e 25 Prillit.

Tom Doshi është subjekt i ligjit të dekriminalizimit dhe ai nuk mund të marrë pjesë në zgjedhje. Në kuptimin e ligjit të dekriminalizimit, neni 2, Tom Doshi ndalohet të kandidojë, pasi ai është i dëbuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Urdhri i Sekretarit Amerikan të Shtetit ia ndalon atij hyrjen në SHBA, duke përbërë shkak ligjor për ndalimin e kandidimit të Tom Doshit në zgjedhjet e 25 Prillit 2021.

PD i bën thirrje KQZ të zbatojë ligjin dhe të marrë këtë vendim, në interesin më të mirë të vendit dhe qytetarëve shqiptarë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu