Peka për deklaratën e Kryemadhit: Mora Bashën në telefon, bërtiste njëri atje ‘victoria’…

0

Gazetari Çim Peka ka komentuar deklaratën e kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila u shpreh këtë mbrëmje se fushatat e kryeministrit Edi Rama e Lulzim Basha më 25 prill janë menaxhuar nga e njëjta kompani izraelite e që madje këshilltarët e dy kryetarëve ishin edhe të dashur.

Deklaratën e Kryemadhit, Peka e lexoi në studion e emisionit të tij ‘Çim Peka Live’ dhe shtoi se këtë deklaratë të kryemadhit ia përforcon një telefonatë që ka pasur me vetë Bashën më 25 prill, kur ishin dhe zgjedhjet e përgjithshme.

Më herët, Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka bërë publike dhe një lidhje intime që sipas saj ekziston mes këshilltarit të kryeministrit Edi Rama dhe këshilltarit të kreut të Partisë Demokratike në ikje, Lulzim Basha. E ftuar në studion e “Quo Vadis”, Kryemadhi tha se këtë gjë e ka marrë vesh nga një person me shtetësi të huaj, me të cilin kishte ndarë dhe avionin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu