Rusia mund të ketë synim tjetër veç Ukrainës

0

Disa orë pasi raketat ruse goditën qytetet ukrainase më 24 shkurt, 5 luftanije gjermane u urdhëruan të lundronin drejt Letonisë anëtare të NATO-s, për të ndihmuar në mbrojtjen e atij që strategët e kanë cilësuar si pikën e dobët të aleancës, krahun lindor.

Dërgimi i shpejtë i luftanijeve gjermane tregoi se si ofensiva ruse në Ukrainë e shtyu NATO-n dhe Berlinin drejt një realiteti të ri, teksa përballeshin më kërcënimin më serioz të sigurisë kolektive qe prej Luftës së Ftohtë. Në bordin e anijes Elbe në portin e Rigës, komandanti i marinës gjermane Terje Schmitt-Eliassen tha se qëllimi i misionit ishte të tregohej prezenca në Baltikun lindor. “Do të jemi 12 njësi nga 6 vende për të treguar praninë tonë në Baltikun lindor. Ne bashkëpunojmë me vendet fqinje dhe do të kalojmë më pas në detyrën kryesore; mbrojta nga minat”, thotë ai..

NATO ka zhvendosur gjithashtu 5 aeroplanmbajtëse në ujërat europianë, në Norvegji dhe Mesdhe, ka rritur numrin e avionëve të luftës në hapësirën e aleancës dhe ka dyfishuar njësitë luftarake në Baltik dhe Poloni. Edhe SHBA-ja po zhvendos më shumë pajisje ushtarake në Europë, përfshirë mjete dhe armë në Belgjikë, Holandë, Gjermani dhe Poloni që mund të përdoren menjëherë nga trupat e sapombërritur amerikanë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu