Peleshi apel Dritan Lelit për situatën e zjarreve: Bashkia të ngrihet në lartësinë e detyrës

0

Ministri i Mbrojtjes Nilo Peleshi, në një prononcim për media nga terreni, foli mbi situatën e zjarreve në vend. Nga Vlora ministri bëri me dije se aktualisht në Gadushillin e Karaburunit janë shuar të gjithë vatrat e zjarrit aktive dhe tashmë ligji për Emergjenvcat Civile ngarkon bashkitë të ruajnë territorin me mjetet dhe kapacitete e veta.

Nga ky moment bashkia e Vlorës të ngrihet në lartësinë e detyrës, të vijë këtu të ruajnë ditë e natë me mjetet e forcat e veta.

Edhe nëse ndodh një vatër ta fikin vetë të përdorin gjithë burimet e tyre e në rast se i shterojnë ato ne jemi gati”, tha mes të tjerash Peleshi.

Deklarata e plotë:

Ndonjëherë duke qenë se na shikojnë cdo ditë në tv e cdo sekondë në frontin e parë të punës krijohet perceptimi se kjo është një detyrë parësore e jona, në fakt dua të sqaroj që ne jemi në mbëshetetje pasi pushteti vendor ka shteruar burimet e veta.

Ligji ngarkon me përgjegjësi administrimi dhe menaxhimi të emergjencave civile bashkitë e vendit tonë që detyrohen të kenë 4% të buxhetit të alokuar për emergjencat civile.

Pasi të përdorin mjetet e tyre zjarrfikëse dhe këtë buxhet atëherë thërrasin për ndihmë.

Kur del flaka në majën e malit apo mes parkut ne nuk fshihemi pas këtyre burokracive por do ishte mirë që në kohën e duhur seciili të bëjë detyrën e vet në mënyrë që flaka mos shkojë deri në majë e pastaj i biem shkurt e marrim në telefon helikopterët, e të themi pastaj ku janë helikopterët e ministrisë së Mbrojtjes.

Ne nuk kemi pafund helikopterë, kemi dhe ne problemet tona, na shërben edhe ne jo situatë për të reflektuar e për të qenë më të përgatitur vitin tjetër, nuk jemi perfekt, por duhet ta dini që ne jemi e duhet të jemi hallka e fundit e ndërhyrjes.

Do u lutesha të gjithë hallkave të tjera të bëjnë detyrën e tyre.

Nga ky moment bashkia e Vlorës të ngrihet në lartësinë e detyrës, të vijë këtu të ruajnë ditë e natë me mjetet e forcat e veta.

Edhe nëse ndodh një vatër ta fikin vetë të përdorin gjithë burimet e tyre e në rast se i shterojnë ato ne jemi gati.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu