Pemët e qershisë në Japoni krijojnë një atmosferë spektakolare

0

Banorët e Tokios po e shfrytëzojnë në maksimum diellin e pranverës dhe po i gëzohen çeljes së famshme të luleve të qershisë. Por, më pak njerëz dalin nëpër rrugë, krahasuar me kohët e mëparshme, për shkak të koronavirusit.

Pemët e famshme të qershive kanë lulëzuar plotësisht këtë javë në të gjithë vendin, por edhe një herë tjetër, pandemia e koronavirusit do ti mbajë turmat e zakonshme larg, dhe do ta bëjë këtë për të dytin vit radhazi.

Pranvera në Japoni, prej kohësh simbolizohet nga lulëzimi i qershive, me turma njerëzish që bëjnë piknik nën to, duke mirëpritur motin e ngrohtë me barbeky, sake apo edhe alkoole të tjera. Pranverën e kaluar, kur koronavirusi po përhapej shpejt, zyrtarët nxituan të ndalnin ndjekjen e spektaklit, pavarësisht domethënies kulturore të saj.

Guvernatorja e Tokios, Yuriko Koike, e krahasoi pamundësinë e shijimit të spektaklit me ndalimin e përqafimeve për italianët. Ajo, paralajmëroi sërish publikun javën e kaluar, që të përmbahet nga festat dhe grumbullimet, edhe pse kufizimet tashmë janë zbutur në vend.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu