Do zbulosh gjithçka nuk dije për veten/ Nga cila derë ke frikë të hysh?

0

Testi i mëposhtëm psikologjik premton t’ju ndihmojë në kalimin e frikës që keni, por në një mënyrë që të kuptosh mbi të gjitha se cilat janë barrierat e tua dhe personaliteti, në mënyrë që të mund t’i përballosh. Mjafton të zgjedhësh një nga gjashtë portat në foto, atë tek e cila ke më shumë frikë të hysh.

Nëse ke frikë nga:

Porta nr.1

Do të thotë se je njeri me personalitet të fortë, inteligjent dhe analizues, pa probleme për të parë gjërat si janë në të vërtetë. Sfondi i imazhit tregon dikë me ‘mure emotive dhe shpirtërore’ që nuk është në gjendje të lidhë shoqëri me lehtësi. Di të tregosh vlerat e tua dhe të shpresosh që njerëzit mund të bëhen gjithnjë si ty.

Nga ana tjetër, drita e ndezur tregon se ke dëshirë ta kalosh këtë barrierë emotive. Gjithsesi, je një person që ka pak miq, por ata që ka janë mjaftueshëm dhe të vërtetë. Inteligjenca jote është në gjendje të hapë shumë dyer në botën e punës dhe të biznesit.

Porta nr.2

Shkallët që çojnë në një bodrum apo papafingo u sugjerojnë njerëzve që duan të jenë të lirë, të shijojnë plotësisht jetën. Shkallët që zbresin simbolizojnë frikën nga varrimi.

Ndaj, këta persona kanë tendencë të kenë frikë nga fundi dhe misteri kur nuk dinë se çfarë ka përtej. Thesari që posedojnë është shëndeti i mirë. Ndërkohë, të kujdesesh për veten në të gjitha aspektet e jetës është thelbësore për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme.

Porta nr.3

Frika për të hyrë në një shpellë akulli simbolizon një fazë kërkimi të ngrohtësisë emotive. Kjo do të thotë se mund të kesh frikë të mbetesh vetëm.

Gjithsesi, në një këndvështrim më pozitiv, zgjedhja sugjeron edhe se po jeton kulmin e jetës tënde dhe di me saktësi çfarë do. Je njeri me shumë kurajo, që jeton pa sulme, do pavarësinë dhe lirinë tënde. Thesari që do të gjesh, është dashuria.

Porta nr.4

Kjo shtëpi e braktisur simbolizon dashurinë dhe sigurinë që ke. Je njeri bujar, kurajoz dhe shumë i përkushtuar, që kërkon gjithnjë mirëqenien e të tjerëve dhe u jep atyre gjithçka kanë nevojë. Gjithsesi, ke frikë nga dështimi.

Je njeri i drejtë me një zemër të madhe, por që pak njerëz dinë ta vlerësojnë. Të kesh frikë nga kjo shtëpi e praktisur, në veçanti tregon se thesari që po kërkon është pasuria. Kujtohu se duhet të punosh fort për ta arritur dhe është më mirë të mos e çosh dëm.

Porta nr.5

Frika për të hyrë në një tunel tregon njerëz që kanë tendencë të fshehin ndjenjat. Uji i errët që është në skenë, tregon ide dhe mendime pak të qarta, që duhen sqaruar. Nëse zgjodhe këtë imazh, dije se është koha për të lënë mënjanë të gjithë problemet dhe të gjesh një zgjidhje.

Je njeri me zemër të madhe dhe intelekt dhe dëshiron të gjesh siguri në jetën tënde, në mënyrë që të mund të shprehësh ndjenjat dhe të zgjidhësh problemet.

Porta nr.6

Kjo derë e rrethuar nga zinxhirë dhe dryrë jep idenë e stabilitetit falë ngjyrës blu. Ndaj je njeri shumë produktiv që arrin gjithnjë atë që do. Ke objektiva shumë specifike dhe të vështira dhe rrallë gabon mbi gjërat në punë. Je njeri shumë krijues dhe inteligjencë për të zgjidhur çdo lloj problemi.

Do gjithnjë të bësh më të mirën tënde, ndaj shihesh si një lider shumë i mirë. Thesari që do të gjesh është një periudhë pushimi. Për të bërë këtë, përpiqu ta lësh punën pak mënjanë dhe përqendrohu tek koha e lirë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu