Në javën e 22-të të La Ligas Real Madrid nuk ia del të fitojë ndaj Elches. Takimi zhvilluar në “Bernabeu” përfundoi me shifrat 2-2. Në minutën e 33′, Benzema kishte mundësinë të kalonte në avantazh Real Madrid por nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Elche mori frenat e lojës dhe shënoi dy herë, fillimisht do të ishte Boye në minutën e 42′ që do të kalonte në avantazh skuadrën e tij, ndërsa në të dytën, Milla do të shënonte në minutën e 76′.
Kur u duk se gjithçka mbaroi Modric shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa Militao në 92′ barazoi takimin.Pavarësisht këtij hapi fals, Real Madrid vazhdon të qëndrojë në krye të renditjes, por sheh Sevillan 4 pikë larg.