Një person është marr peng në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Lezhë-Milot, në afërsi të Shënkollit.
Sipas burimeve personi është marr peng pranë një parkingu lokali në aksin Lezhë-Laç nga dy persona dhe është futur në makinë Dod Gjoka.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa janë identifikuar autorët, të cilët janë vënë në ndekje nga policia.