Peqin/ Arrestohet 1 person, drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe aksidentohet

0

Në një ngjarje të ndodhur ditën e djeshme në fshatin Lolaj, Peqin, specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar në flagrancë shtetasin V. M., 27-vjeçar me banim në Belsh.

Sipas raportimeve zyrtare, ai ka përplasur një automjet tjetër ndërsa drejtonte makinën e tij dhe më pas ka tentuar të largohet nga vendi i aksidentit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu