Peqin/Mbahet panairi i “Gjelit të Detit”, fermerët kundër gjelave të importit

0
Screenshot

 

Në Peqin u zhvillua panairi tradicional i Gjelit të Detit, një organizim që sjell në vëmendje traditën shumëvjeçare të mbarështimit të këtij shpendi, simboli kryesor i tryezës festive të Vitit të Ri.
Gjelat e detit këtë vit në Peqin po tregtohen me 1000 deri në 1200 lek për kg. Sezoni sapo ka nisur por fermerët, theksojnë se çmimi nuk e justifikon mundin . Ata gjithaahtu thonë se gjelat e therur të importit po i dëmtojnë, ndërsa nga shteti nuk kanë përfituar asnjë subvencion që ta vijojnë traditën shumëvjecare.
Vetëm në Peqin mbarështohen çdo vit rreth 30 mijë krerë gjela deti. Drejtuesit lokal tregojnë arsyet pse është i veçantë ky shpend në këto zona.

Panairi i këtij viti u mbajt në muret historike të kalasë së Peqinit. Aktiviteti mblodhi bashkë fermerë, qytetarë dhe vizitorë, me qëllim promovimin e prodhimeve lokale dhe traditave gastronomike të zonës.