Për 4 orë shtohet me 100 hektarë sipërfaqja e përmbytur, rritet niveli i Drinit dhe liqenit të Bunës në Shkodër

0

Nga gazetarja Emi Kalaja Shkodër

Qarku i Shkodrës është një nga zonat më të prekura nga moti i keq, ku deri tani janë 1100 hektarë nën ujë. Po kështu ka mungesë energjie në disa zona dhe reshje bore e rënie gurësh në disa akse.

Situata në Bashkinë Shkodër, në orën 12:00 të datës 19.01.2023 paraqitet si më poshtë:
Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallëkut) shënon kuotën 6.35 me një rritje prej 15 cm me orën 08.00 të datës 19.01.2023 (kuota max 7.50 m).

Niveli i Liqenit (hidrometri ura e Bunës) shënon 7.95 m me një rritje prej 10 cm me orën 08:00 të datës 19.01.2023 (kuota max 8.70 m).

Sipërfaqja totale e përmbytur në Bashkinë Shkodër është 1100 Ha, me një rritje prej 100 Ha me orën 08:00 të datës 19.01.2023
Njësia Administrative Ana e Malit:
Rruga e Obotit ka prezencë uji 50 cm, ka rritje me 10 cm nga ora 08:00 e datës 19.01.2023
Ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit.
Në rrugën e Obotit ndodhet një mjet i kalueshmërisë së lartë së bashku me 4 forca të ushtrisë.
Grupet e EC të Bashkisë Shkodër janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës.

Sipas informacionit te DVP, situata në akset rrugore është si më poshtë:

1-Aksi Shkodër-Koman ka vende me mbetje inertesh po punon firma e kalueshme rruga.
2-Aksi Shkodër-Vermosh ka dëborë po e kalueshme me zinxhir
3-Akset rrugore në Bashkinë Pukë Fushë-Arrëz pa probleme
4-Aksi rrugor Shkodër-Prekal ka vërshim. Ka prezencë uji në rrugë, por është e kalueshme.
5-Aksi rrugor Shkodër-Theth e kalueshme ka prani dëborë lëvizjet vetëm me zinxhirë.
Vazhdojnë reshje shiu dhe dëborë në qarkun Shkodër deri tani pa probleme.
Gjatë natës nuk është regjistruar asnjë telefonate për ndihmë në Sallën Operative të DVP.

Nga Autoriteti Verior informohemi se në aksin H.Hotit-Tamarë-Vermosh ka rënie gurësh dhe inertesh në rrugë.
Po punohet për pastrimin e tyre me punëtorë e mjete.

Ne aksin Bogë-Theth nga reshjet e shumta të borës ka pasur orteqe borë në zonën e tuneleve panoramike të cilët kanë shkaktuar bllokim të rrugës.

Momentalisht është e rrezikshme që të ndërhyhet pasi rrëshqitjet e borës nga mali janë të vazhdueshme. Akset e tjerë nuk kanë probleme me qarkullimin.

Në aksin Tamarë -Vermosh, me rënien e temepraturave, reshjet e shiut janë kryer në reshje bore. Punëtorët e manovratorët po punojnë për pastrimin e karrexhatës nga bora.

Nga OSHE, informohemi se ka shumë probleme të cilat po përpunohen për të bërë një përmbledhje, ka pasur problem edhe Linja e OST 110 që furnizon Bushat-Lezhë.

Probleme ka në Fushë Arrëz, Vau Dejës, Rrenc, Dajç e Trush si dhe Zagora me kelmendin

Në Bashkinë Shkodër, në orën 08:00 të datës 19.01.2023 paraqitet si më poshtë:
Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallëkut) shënon kuotën 6.20 m nuk ka ndryshim me orën 19:00 të datës 18.01.2023 (kuota max 7.50 m).

Niveli i Liqenit (hidrometri ura e Bunës) shënon 7.85 m me një rritje prej 23 cm me orën 19.00 te datës 18.01.2023 (kuota max 8.70 m ).

Sipërfaqja totale e përmbytur në Bashkinë Shkodër është 1000 Ha, me rritje prej 600 Ha nga dita e djeshme.

Njësia Administrative Dajç:

Fshatrat Mushan, Shirq, Suka Dajç janë pa energji elektrike.

Pjesa me e madhe e Njësisë Administrative Velipojë është pa energji elektrike.
Njësia Administrative Ana e Malit:
Sipërfaqja e përmbytur është 1000 Ha, ka rritje me 600 Ha nga ora 19.00 e datës 18.01.2023
Rruga e Obotit e kalueshme vetëm me mjete të larta.

Fshati Obot është pa energji elektrike.
Ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit.

Kërkohet një mjet ushtrie i kalueshmërisë së lartë në rrugën e Obotit, së bashku me 4 forca ushtarake.
Grupet e EC të Bashkisë Shkodër janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës.

Në bashkinë Malësi e Madhe gjatë natës ka pasur reshje te vazhdueshme ku si rrjedhojë e reshjeve të rëna ka pasur futjen e ujit ne 2 banesa në nj.a Kastrat.

Në nj.d. Shkrel, Kelmend e Kastrat nuk ka pasur energji elektrike.
Akset rrugore janë të kalueshme, por në ato rurale ka prezencë të ujit në disa akse
Në Qafthorë ka pasur reshje bore, por kontraktorët e kanë mbajtur të hapur aksin

Në bashkinë Pukë që në orën 5:00 të mëngjesit të sotëm ka reshje te dendura shiu dhe ere, vijon të këtë dëmtime në rrugët auto rurare, shembje rrëshqitje dhe prurje dherash, energjia elektrike është me ndërprerje të herëpashershme në njësitë Administrative.

Në Bashkinë Vau Dejës reshjet e shiut vazhdojnë me intensitet të lartë në territorin e Bashkisë Vau i Dejës. Energjia elektrike është ndërprerë në njësitë Hajmel, Vig Mnelë, Temal dhe Shllak dhe në disa fshatra të Njësisë Administrative Vau i Dejës. Ka pasur rrëshqitje dherash dhe gurësh, në rrugët rurale, prurje të mëdha në përrenj. Ura e Gjinajve në Njësinë Vig Mnelë vazhdon të jetë në rrezik.

Në Bashkinë Fushë-Arrëz, vazhdojnë reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me era të fuqishme dhe shtrëngata. Vazhdojmë të kemi probleme me rrugët ku ka shkarje gurësh dhe dherash dhe rrëshqitje të trupit të rrugës në aksin Bardhet-Iballë.

Gjithashtu kemi pasur probleme me furnizimin me energji elektrike në disa fshatra të Njësive Iballë, Fierzë, Qafë-Mali dhe Blerim.

Shkarkimet nga HEC-et, janë ulur nga 900m3 që ishin dje në 500m3.

Situata në Bashkinë Shkodër, në orën 08:00 të datës 19.01.2023 paraqitet si më poshtë:
Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallëkut) shënon kuotën 6.20 m nuk ka ndryshim me orën 19:00 të datës 18.01.2023 (kuota max 7.50 m)

Niveli i Liqenit (hidrometri ura e Bunës) shënon 7.85 m me një rritje prej 23 cm me orën 19:00 të datës 18.01.2023 (kuota max 8.70 m).

Sipërfaqja totale e përmbytur në Bashkinë Shkodër është 1000 Ha, me rritje prej 600 Ha nga dita e djeshme.

Njësia Administrative Dajç:
Fshatrat Mushan, Shirq, Suka Dajç janë pa energji elektrike.
Pjesa më e madhe e Njësisë Administrative Velipojë është pa energji elektrike.

Njësia Administrative Ana e Malit:
Sipërfaqja e përmbytur është 1000 Ha, ka rritje me 600 Ha nga ora 19.00 e datës 18.01.2023
Rruga e Obotit e kalueshme vetëm me mjete të larta.

Fshati Obot është pa energji elektrike.
Ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit.
Kërkohet një mjet ushtrie i kalueshmërisë së lartë në rrugën e Obotit, së bashku me 4 forca ushtarake.
Grupet e EC të Bashkisë Shkodër janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu