Për herë të dytë brenda vitit, anulohet tenderi për pastrimin e spitalit të traumës

0

TIRANË-Tenderi për pastrimin e Spitalit të Traumës është anuluar për të dytën herë në pak muaj. Sipas Agjencisë së Prokurimeve Publike, procedura dështoi pasi nuk ka pasur asnjë ofertë të përshtatshme. Ndërkohë ashtu si edhe më parë, këtë herë nuk kanë munguar ankimimet e subjekteve të cilat pretendojnë se kriteret e vendosura janë diskriminuese.

Tenderi për pastrimin e Spitalit të Traumës ka dështuar për herë të dytë. Agjencia e Blerjeve të Përqendruara ka njoftuar anulimin e kësaj procedure me argumentin se nuk është paraqitur asnjë ofertë e përshtatshme.

Për procedurën në fjalë Spitali i Traumës në Tiranë kishte vendosur të shpenzojë rreth 138 milionë lekë ose e thënë ndryshe 1 milion e 100 mijë euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu