Për herë të parë në 30 vite nuk u kundërshtua rezultati, OSBE reagon për zgjedhjet e 6 marsit: Një gur kilometrik i rëndësishëm u arrit

0

Reagimi i OSBE mbi mos-kontensimin e rezultatit të zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit:

Një gur kilometrik i rëndësishëm për zgjedhjet në Shqipëri u arrit sot. Për herë të parë në historinë 30-vjeçare të proceseve zgjedhore pluraliste, rezultati i zgjedhjeve u certifikua pa asnjë kontestim. Prezenca e OSBE-së përgëzon administratën zgjedhore dhe partitë politike për këtë zhvillim domethënës, i cili vërteton edhe një herë profesionalizmin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ne kemi besim se ata do ta ruajnë këtë arritje të rëndësishme, pasi qytetarët shqiptarë meritojnë zgjedhje ku çdo votë respektohet. Sikurse tha Komisioneri Celibashi, ka ende shumë për të bërë për të rritur integritetin e procesit zgjedhor dhe për të garantuar standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve. OSBE-ja qëndron e gatshme të kontribuojë në reformën zgjedhore dhe mbetet partnerja kryesore e KQZ-së në përpjekjet për zgjedhje gjithnjë e më të mira.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu