Për herë të parë nga fillimi i luftës, Zelensky mund të dalë nga Ukraina

0

Ministri i Jashtëm i Spanjës, José Manuel Albares Bueno, nuk e ka përjashtuar mundësinë që presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky të paraqitet personalisht në samitin e NATO-s në Madrid në fund të qershorit.

Duke folur në Sky News në Mbretërinë e Bashkuar, ministri tha se padyshim se do të ishte e vështirë për Zelensky të udhëtonte, por së paku ai do të ishte i pranishëm në video-konferencë.

Ministri përsëriti gjithashtu se Spanja është pro pranimit të Suedisë dhe Finlandës në aleancë, sipas The Guardian.

“E kemi thënë publikisht, shumë herë. Ne e kuptojmë se shqetësimet e sigurisë të të gjithë anëtarëve të NATO-s duhet të merren parasysh. Prandaj, edhe ne i kemi dëgjuar me shumë kujdes miqtë tanë turq. Dhe ne shpresojmë që përmes dialogut gjithçka do të mund të zgjidhet”, tha ai

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu