Për herë të parë Shkodra drejtohet nga e majta! Betohet Benet Beci

0

Për herë të parë, nga kjo e hënë, Bashkia Shkodër do të drejtohet nga e majta, teksa është zhvilluar edhe konstituimi i këshillit bashkiak të Shkodrës. Pas betimit të tij si kryetar i Bashkisë Shkodër, Benet Beci tha se do të punojë për të qenë shërbetor i Shkodrës, edhe pse rruga që do të bëjë do të ketë vështirësi.

“Është koha për të nisur një ndryshim të madh që Shkodra ti paraprijë të ardhmes, ku puna do të fokusohet në zhvillimin e ekonomisë. Pavarësisht përkatësive, dera është e hapur për të gjithë dhe do të jetë bashkia ku ndahen punët dhe jo privilegjet. Për ne, Shkodra është e para” – u shpreh Beci.

Nga ana tjetër, Oltion Luli i PS u zgjodh kryetar i këshillit bashkiak Shkodër, me 30 vota pro, 3 abstentim dhe 1 e pavlefshme. Zv/kryetarë të këshillit bashkiak u zgjodhën Valjeta Bajraktari e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ dhe Violeta Perndrecaj e PSD.

Në mbledhjen e parë të këshillit të ri bashkiak merrnin pjesë ministret Spiropali dhe Bilali, prefektja Angoni, si edhe deputetë të Qarkut Shkodër.