Çudia në Elbasan/ Në oborrin e shkollës do ndërtohet një pallat

0

Elbasani vijon të jetë qyteti i çudirave në vendin tonë.

Ai thotë se në shkollën e fëmijës së tij, “Naim Frashëri” po ndërtohet një pallat.

Qytetari thotë se në oborrin e shkollës po ndërtohet pallati me lejen e dhënë nga kryebashkiaku.

Ai dhe prindërit e tjerë janë shumë të indinjuar dhe të shqetësuar për këtë që po ndodh në shkollën e fëmijëve të tyre.

Më poshtë mund të shihni edhe pamjet nga oborri i shkollës dhe rrethimin e bërë për kantierin e ndërtimit.

Denoncimi i prindit:

Pershendetje! Uroj te jeni mire. Jam nje prind i cili kam femijet ne shkollen Naim Frasheri Elbasan. Jemi shume shume te indinjuar pasi ne oborrin e shkolles po ndertohet nje pallat. Si mundet kryetari i bashkise te japi nje leje ndertimi brenda territorit te shkolles? Ku po shkon ky vend? Pse e shkaterruan gjithcka? Ku eshte pare qe brenda territorit te shkolles te ndertohet pallat. Ju lutem bejeni publike dhe ngrini zerin tuaj pasi ne nuk na degjon njeri. Mos lejoni te shkaterrohet shkolla . Ju faleminderit shume!

Marre nga JOQ