Për herë të parë,Tea na prezanton me mamanë e saj

0

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Tea Trifoni, ka qenë një ndër personazhet më të komentuar të këtyre muajve në media e rrjete sociale.

Ajo ka qenë më e sulmuara nga publiku për mashtrimet e saj të njëpasnjëshme, por Tea ia ka dalë të “mbijetojë” pavarësisht urrejtjes që ka marrë.

Ish-konkurrentja vazhdon të jetë aktive në rrjete sociale dhe t’i përgjigjet ndjekësve kuriozë, të cilët së fundmi kanë dashur të dinë qëndrimin e familjes së Teas për lajmet e bujshme që kanë qarkulluar së fundmi për të. Ndaj, Tea i është përgjigjur:

“Janë shqetësuar sigurisht. Por ata i dinë gjërat më brendësisht se publiku dhe më kanë mbështetur shumë.”– ka thënë ajo.

Me kërkesë të ndjekësve, Tea na tregoi për herë të parë edhe të ëmën dhe s’dimë të dallojmë cila është mamaja e cila vajza. Kjo pasi edhe mamaja e Teas duket shumë e re.

Në ndryshim nga Bearti, i cili lidhjen me Tean e kishte më të gjatën nga marrëdhëniet në jetën e tij, për Tean lidhja e tyre ka qenë më e shkurtra.

“Sa ka zgjatur lidhja më e gjatë që ke pasur? Po më e shkurtra?”- pyet një ndjekës.

“Më e gjata rreth 2 vite e gjysëm. Më e shkurtra kjo e fundit.”‘- ka treguar Tea.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu