Për pak desh “rraset” në burg. Ngatërrohet Gjykata në Angli. Dërgon para trupit gjykues shqiptarin e gabuar

0

Stafi i burgut në gjykatën e Worcester-it në Britaninë e Madhe për pak sa nuk dënoi të burgosurin e gabuar, për shkak të një ngjashmërie në emrat e dy shqiptarëve.

Pashk Marku dhe Besart Qelia do të dënoheshin të dy për kultivim kanabisi në gjykatën e Worcester.

Sidoqoftë, seanca dëgjimore nuk mund të zhvillohej për shkak se qyteti po përballej me një krizë të shkaktuar nga koronavirusi dhe më gabimin e bërë nga punonjësit, pati dhe vonesa të tjera.

Marku, 36 vjeç, pa vendbanim fiks dhe Qelia, 34 vjeç, gjithashtu pa vendbanim fiks, ishin deklaruar tashmë fajtor për akuzën e kultivimit të kanabisit në një rast të mëparshëm dhe do të dënoheshin me anë të një lidhjeje me video nga burgu HMP Hewell. Sidoqoftë, personeli i burgut solli personin e gabuar.

Pas diskutimeve midis gjyqtarit dhe një oficeri burgu në kabinën e videolink, Millington tha: “Personi që do të dënoni nuk është personi që duhet të paraqitet në lidhje me këtë çështje, por një person me një emër të ngjashëm.”

Në fund gjykata nuk kishte kohë për të gjetur të burgosurin e saktë, Besart Qelia, për seancën e dënimit.

Në një kthesë të mëtejshme, u zbulua gjithashtu se gjykata kishte vendosur përpara mbiemrin e shqiptarit tjetër përpara emrit duke e regjistruar atë si Marku Pak, kur emri i tij i vërtetë është Pashk Marku.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu