Zgjedhjet/ Rama i hap rrugën kandidimit të opozitës së re në listat e PS, dritë jeshile edhe për kartat e identitetit

0

Kreu i qeverisë Edi Rama e konsideroi të arsyeshme kërkesën e opozitës për të shtyrë afatin e kartave të identitetin përtej 25 Prillit në mënyrë që të mos ndikojë në procesin zgjedhor. Teksa u pyet nga gazetarët në përfundim të mbledhjes me shtabin elektoral të PS Rama u shpreh se kjo është një kërkesë që bën sens dhe do shqyrtohet në vazhdim.

“Nuk e kam dëgjuar propozimin por kur bëhet fjala për zgjedhjet, ato janë të përbashkëta, rregullat e lojës janë bërë bashkarisht dhe çdo propozim i arsyeshëm është i mirëseardhur. Bën sens dhe do trajtohet me seriozitetin e duhur që palët të ndihen të barabarta”, tha Rama

Rama u shpreh se nuk përjashtohet mundësia e kandidimit në listat e PS të personave që vijnë nga parti të tjera, por shtoi se kjo do të mbetet në tagrin e drejtuesve politikë në qarqe. ” Drejtuesi e qarqeve po bëjnë vlerësimet dhe do të përfshijnë në listat e tyre edhe prurje të reja”, tha Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu