Për pak drejt fundit, ja çfarë do të ndodhë me “Për’puthen”

0

“Për’puthen” po shkon drejt fundit dhe kanë mbetur vetëm pak ditë që historitë e dashurisë brenda në program të finalizohen. Tashmë kanë mbetur shumë pak pjesëmarrës në emision, por historitë dhe ngjarjet vazhdojnë të jenë shumë të forta e shpesh të koklavitura.

Mirëpo se çfarë do të ndodhë në këto puntatat e fundit nuk e di askush tjetër përveçse autores së emisionit, Olsa Muhameti. Kjo e fundit ka zhvulluar një intervistë virtuale me ndjekësit e saj dhe të gjithë kanë qenë të interesuar se çfarë do të ndodhë në fund me “Për’puthen”.

Olsa ka treguar se java që vjen nuk do të jetë e fundit, por do të vendoset se çfarë do të ndodhë me personazhet. Po ashtu ajo ka zbuluar se në përfundim do të ketë një ribashkim të pjesës më të madhe të konkurrentëve të këtij edicioni, që kanë qenë shumë të përfolur dhe gjithmonë në qendër të vëmendjes.

“Jo, nuk është java e fundit! Për’puthen përfundon në fund të qershorit! Ama javën që vjen konkludohen ngjarjet e personazheve që kanë mbetur në program. Do ketë një ribashkim, përballlje të situatave të dikurshme, personazhve më të dashur, pengjet, pajtimet etj”, ka treguar Olsa.

Nga ana tjetër deri në fund të qershorit do të vazhdojë “Për’puthen +40”, derisa të dy spektaklet e dashurisë të finalizohen.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu