Përçahet SYRIZA, orët më të vështira për të majtën greke

0

GREQI-Mbledhja e KQ të SYRIZA-s është në ajër pas tërheqjes së grupit të Efi Athcioglou, “Umbrella-s” dhe Dionisis Teboneras. Mbledhja vijon me deponime dhe do të kulmojë me votime pasdite. Nuk dihet ende se çfarë do të bëjnë të larguarit që mblidhen sonte për të vendosur qëndrimin e tyre në vijim. Nisma e Stefanos Kasselakis për të kërkuar një referendum nga baza për fshirjen e 4 zyrtarëve të opozitës zyrtare (Nikos Fili, Panos Skourletis, Dimitris Vitsa dhe Stefanos Tzoumakas) krijoi një trazirë ekstreme brendapartiake, ndërkohë që mblodhi kundër tij shumicën e tendencat brendapartiake.

Nga ana e tij, Stefanos Kasselakis u përpoq që në nisje të takimit episodik të bëjë të qartë se nuk ka ndërmend të tërhiqet. Ai sulmoi ata që dyshonin tek ai, duke shkaktuar një shkëmbim zjarri të ashpër .

Ky grupim kryesohet nga ish ministri i Financave, Efklidhis Tsakalotos, i cili do të deklarohet nesër bashkë me një anëtare tjetër të tij, si deputetë të pavarur, duke e zvogëluar edhe më shumë grupin parlamentar të Syrizës. Grindjet dhe polemikat në gjirin e Syrizës kanë mbizotëruar menjëherë pas humbjes së turpshme në zgjedhjet e dyfishta parlamentare në majin dhe qershorin e kaluar, si dhe pas dorëheqjes së liderit të saj Aleksis Tsipras.

Por hendeku midis grupimeve të ndryshme të aleancës së Radikalëve të Majtë është thelluar sidomos pas zgjedhjes së liderit të ri të saj, homogjenit greko-amerikan Stefanos Kasselakis, një person thuajse i panjohur për politikën dhe vetë partinë në fjalë.

Kahu i kandidatëve të humbur ka filluar prej asaj dite të shprehë pakënaqësi duke shenjtëruar bazat ideologjike të liderit të ri , të cilat sipas tyre nuk përputhen me parimet e së Majtës.

Pas largimit të grupit të parë të madh, pritet në orët në vazhdim të largohen nga Syriza edhe të paktën një grupim tjetër, i kryesuar nga ish ministrja e Punësimit dhe kandidate për kreun e partisë, Efi Ahtsioglou, thueht në mediat greke.

Kjo do të sillte një numër tjetër deputetësh të Syrizës të deklarohen të pavarur ,me pasojë që kjo parti të mos jetë më forca e parë opozitare në parlamentin grek, duke i lënë vendin socialistëve të Pasokut.

Gjithsesi të përfituar nga gjithë kjo katrahurë që po vazhdon prej disa muajsh tek e Majta greke, dalin kosnservatorët që tashmë luajnë në fushë pa asnjë kundërshtar të fuqishëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu