Përcillet si ‘hero’ në banesën e fundit efektivi i policisë Kosovës, Afrim Bunjaku. Merr pjesë edhe Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla

0

Mijëra qytetarë janë mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit, policit të vrarë dje në veri të Mitrovicës, Afrim Bunjaku.

Varrimi i heroit të Kosovës do të bëhet në fshatin e tij të lindjes, Samadrexhë të Vushtrrisë.

Burimet për infowebmedia nga vendgjarja bëjnë me dije se në ceremoni është parë edhe Ministri i Brendeshem Taulant Balla.

Bëhet me dije se minstri i Brendshëm është i vetmi përfaqësues nga qeveria shqiptare që ka marë pjesë.

Afrim Bunjaku u nderua nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me urdhrin “Hero i Kosovës”.

Nderimin e tij e pranuan dy djemtë e policit të ndjerë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu