Një 55-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi ka përdhunuar një vajzë të mitur. Sipas policisë në pranga përfundoi shtetasi A.T pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur.
Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policise:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan në flagrancë shtetasin A. T., 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur.