Përdhunohet një 34-vjeçare shqiptare në Selanik nga një 32-vjeçar

0

GREQI- Një 34-vjeçare shqiptare në Selanik, dje është përdhunuar. Ajo ka denoncuar përdhunimin e saj mëngjesin e djeshëm. 34-vjeçarja me origjinë nga Shqipëria, denoncoi se e kishte përdhunuar një 32-vjeçar nga Pakistani.

Sipas mediave greke, ajo e kishte takuar atë një muaj më parë. 32-vjeçari akuzohet se e ka çuar gruan në zonën e Dendropotamos, ku e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale, ndërsa jashtë ndodheshin tre burra. Gruaja ka njoftuar policinë dhe pas kontrolleve, 25-vjeçari nga Pakistani është arrestuar për bashkëpunim në përdhunim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu