Përdhunoi të renë me probleme mendore, flet 56-vjeçari

0

Përdhunoi të renë me probleme mendore, 56 vjeçari pranon aktin e rëndë: Kërkoj falje, nuk e kam lënë unë shtatzënë

Gjatë ditës së sotme u zhvillua seanca gjyqësore për 56-vjeçarin Eduard Bushi i cili qershorin e vitit të kaluar përdhunoi një 34-vjeçare nga Lushnja e cila ishte me probleme të shëndetit mendor.

Gjykata e Lushnjes e dënoi Bushin përfundimisht me 8 vite burg për veprën penale “marrëdhënie seksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”, Eduard Bushi e ka pranuar përdhunimin e 34-vjeçares me probleme të shëndetit mendor një vit më parë, por ka mohuar që të jetë babai i fëmijës.

Gjatë seancës gjyqësore mësohet se pasi pranoi përdhunimin, ai ka kërkuar edhe falje i penduar. Por ai nuk ka pranuar kurrsesi atësinë e fëmijës duke lënë të kuptohet se me 34-vjeçaren kanë abuzuar seksualisht edhe persona të tjerë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu